Egli ndau një moment të veçantë në InstaStory, ku publikoi një video nga koncerti dhe u shpreh e prekur nga dashuria që mori: “Ju dua, faleminderit nga zemra”.
Ky koncert shënon edhe një sukses tjetër në rrugëtimin e saj muzikor, duke treguar se ajo ka krijuar një lidhje të veçantë me audiencën, e cila po rritet çdo ditë. Pas performancave të suksesshme në qytete të ndryshme, edhe Ferizaj dëshmoi se ish-banorja e Big Brother VIP Albania është kthyer në një emër që jo vetëm tërheq vëmendjen, por edhe ndez skenën me prezencën e saj.
Në një periudhë ku muzika live po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi, Egli po e forcon pozicionin e saj si një ndër artistet më aktive dhe më të dashura të skenës shqiptare. /Periskopi/