Volvo do të prodhojë XC60 në SHBA për të shmangur tarifat e Trump

Volvo ka njoftuar se do të fillojë prodhimin e modelit XC60 në fabrikën e saj në Ridgeville, Karolina e Jugut, nga fundi i vitit 2026.
Ky hap synon të shmangë tarifat e vendosura nga presidenti Donald Trump mbi automjetet e importuara.
XC60 është aktualisht modeli i dytë më i shitur i markës në SHBA, duke përbërë mbi 33% të shitjeve.
Vetëm deri në qershor, janë shitur mbi 21,900 njësi, një rritje prej 22.9% krahasuar me një vit më parë.
Fabrika do të prodhojë versionet mild-hybrid dhe plug-in hybrid të modelit.
CEO i Volvo, Håkan Samuelsson, tha se ky vendim do të forcojë pozicionin e kompanisë në tregun amerikan.
Ai shtoi se kjo tregon angazhimin afatgjatë të Volvo në SHBA, ku këtë vit feston 70-vjetorin e pranisë së saj.
Presidenti i Volvo Cars Americas, Luis Rezende, theksoi se XC60 do të vijë më pranë familjeve amerikane, i ndërtuar nga punëtorë vendas, raporton Telegrafi, përcjell Periskopi