Idiotët e regjimit nuk dijnë cili âsht qëllimi i nji ligji!

Idiotët e regjimit nuk dijnë cili âsht qëllimi i nji ligji!
Shkruan: Halil Matoshi
Idiotët e regjimit nuk dijnë cili âsht qëllimi i nji ligji!
1.
Idiotë të dobishëm të pushtetit (popullista injorantë) që e mendojnë politikën me sy milicishë, të zhveshun nga fryma e ligjeve* insistojnë në marrëzitë e tyne, se masi nuk âsht përfundu Seanca konstituive e Kuvendi, deputetët nuk janë në konflikt funksionalë interesi, simas Nenit 71 të Kushtetutës.
2.
Fraza “fryma e ligjit” i referohet qëllimit themelor që qëndron mas nji ligji, në krahasim me formulimin e tij të drejtpërdrejtë. Ajo thekson parimin ose idenë që nji ligj ka për qëllim me mbështetë, jo veç rregullat specifike që ai përshkruen. Të kuptuemit e frymës së ligjit âsht thelbësor për interpretimin dhe zbatimin, tue siguru që ligjet përdoren për me mbrri qëllimet e tyne të synueme dhe për me promovu drejtësinë. Kur interpretohet nji ligj, duhet të merret parasysh jo vetëm teksti, por edhe qëllimi që qëndron mas tij, i cili mund të gjendet në kontekstin historik, nevojat shoqnore që ai adreson ose parimet morale që ai synon me i mbështetë.
3.
Porse fryma e Kushtetutës dhe qëllimi i ligjit (në këtë rast preventimi i konfliktit të interesit), na sygjeron se deputetët vishen me pushtet (më përfaqësim) nga sovrani, që ditën kur cerifikohen, ngase atyne u âsht dhânë fuqia e votës në Kuvend, ata kanë vendosë tashma për dy pika të Rendit të ditës; ata po votojnë e propozojnë komisione (!?) dhe u “âsht dhânë rroga” pra u ecë stazhi i punës!!!
Qysh mund të jetë pa funksion deputeti Avni Dehari i cili po e mban peng nji Kosovë institucionale, me vet faktin se po kërkon komision fantom, për votim të fshehtë edhe pse aktgjykimi i Kushtetueses KO124/25 tha kjartë: Rrjedha e Seancës Konstituive duhet me i përfillë praktkat e mëparshme (lexo: votimin e hapun!), simas Rendit formal dhe strikt, të paracaktuar të Seancës.
4.
Deputetë e ministra të “situatës revolucionare” Kurtiste, po i bâjnë lexim diabolik (lexim turmash) aktgjykimit të Kushtetueses, rastit për me i qepue Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila e ka nisë procesin e penalizizimit të tyne.
Aktgjykimi thotë: Kuvendi nuk âsht në funksion të PLOTË, porse ai âsht tue prodhu pasoja juridike (ka kalu dy pika të rendit të ditës, ka votim, mosvotim), pra deputetët nuk munen me qenë edhe ministra.
Në dijet humane ka pikë.
Arbitrariteti leninist i Kurtit e ka marrë peng konstitucionin e Kosovës.
Po mësynë me qeverisë pa mandat të Kuvendit, por me “mandat” të popullit!?
Paçka se nuk e ka shumicën demokratike prej 61 numra!?
Nëse Kushtetuta u lihet me interpretu idiotëve të regjimit, kosovarët sëshpejti kanë ne metë pa shtet!
Ky âsht qëllimi final i Albin Kurtit.
———————————-
* Fryma e Ligjit (frëngjisht: De l’esprit des lois, fillimisht shkruar De l’esprit des loix[Montesquieu (1977). David Wallace Carrithers (ed.). The Spirit of the Laws: A Compendium of the First English Edition. Berkeley: U California P.], i njohtun edhe në anglisht si Fryma e Ligjeve, âsht nji traktat mbi teorinë politike, si dhe një vepër pionere në të drejtën krahasuese nga Montesquieu, botue në vitin 1748.[2] Mbi Frymën e Ligjeve ose Marrëdhënien që ligjet duhet të kenë me kushtetutën e çdo qeverie, moralin, klimën, fenë, tregtinë etj., të cilave autori u ka shtu kërkime të reja mbi ligjet romake në lidhje me trashëgiminë, mbi ligjet franceze dhe mbi ligjet feudale. Vëll. I (botimi i 1-rë). Gjenevë, Barrillot & fils. Marrë më 7 shtator 2016 – nëpërmjet Gallica];
# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti