Ai është kthyer në një simbol të kulturës pop, me një trashëgimi që përfshin histori të panumërta, lojëra, libra dhe produkte të tjera mediatike.
Filmi i ri synon të sjellë një version më argëtues, me humor të zi dhe një botë të ndërtuar me kujdes, me synimin për të hapur një univers të ri filmik për Dredd.
Në një intervistë të fundit, Waititi foli hapur për përvojën e tij me Marvel, duke rrëfyer se nuk kishte qenë i apasionuar pas komikëve të “Thor” dhe se fillimisht e kishte pranuar punën për arsye praktike.
“Nuk ishte pjesë e ëndrrës sime si regjisor, por sapo më kishte lindur fëmija i dytë dhe kisha nevojë për punë”, u shpreh ai me humor./Periskopi