Berisha flet për golin që e pranoi shkaku i diellit

Berisha flet për golin që e pranoi shkaku i diellit

Roman Prochazka shënoi për 1:1 për Spartak Trnavën në minutën e 64-të nga goditja e dënimit, në portën e portierit të Hackenit suedez, Etrit Berisha.

Gjuajtjen e lirë të ekzekutuar nga mesfushori sllovak, Berisha thotë se nuk e ka parë fare shkaku i diellit dhe për këtë arsye pranoi gol.

Hackeni, pavarësisht barazimit 2:2 të enjten me Spartak Trnavën, ka avancuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Kualifikimin e Hackenit e vendosi fitorja 1:0 në ndeshjen e parë.

“Nuk pash asgjë me të vërtetë shkaku i diellit dhe topi po vinte nga ajo anë. Ishte moment i vështirë dhe i çuditshëm, pasi nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë një gjë e tillë. Nuk kam parë asgjë. U mundova vetëm t’i ngre duart lartë sepse nuk e dija nëse topi vinte nga ana e djathtë apo e majtë”, ka deklaruar Berisha pas ndeshjes, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Për fat të mirë të Berishës dhe Hackenit, aventura evropiane për skuadrën suedeze ka vazhduar.

Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës, Hackeni do të ballafaqohet me Anderlechtin belg./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti