“Dardanët” U20 ndalen nga Zvicra në çerekfinale të FIBA-s

Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll është mposhtur nga ajo e Zvicrës në çerekfinale të FIBA të Kampionatit Evropian me rezultat 72:61.
Sfida ishte kryesisht e baraspeshuar, ku “Dardanët” çerekun e parë e humbën me rezultat 20:15, ndërsa të dytin e fituan me tri pikë më tepër, 20:23, për të shkuar në pushim me rezultat të përgjithshëm 40:38.
Në periodën e tretë, Zvicra triumfoi me tri pikë më tepër, 14:11, ndërsa në çerekun e fundit të cilën e fitoi Zvicra me rezultat 18:11, epërsia u shtua nga ta për të fituar në fund me 11 pikë më tepër.
Basketbollistët më të dalluar ishin Erolt Rrahmani me 12 pikë e nëntë kërcime, derisa nga 13 pikë shënuan edhe Rron Dahsyla dhe Arlind Konjuhi.
Të shtunën do të luajë për vendet 5-8 me Britaninë e Madhe./Periskopi/