Leverkuseni refuzon dy oferta për Xhakën

Leverkuseni refuzon dy oferta për Xhakën

Skuadra që këtë edicion do të bëjë gara në Premier League, Sunderland, mësohet se ka bërë dy oferta për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën.

Sipas gazetarit Sebastien Vidal që të dyja ofertat i ka refuzuar Leverkuseni, shkruan të shtunën mediumi zviceran “4-4-2”.

Xhaka pos Sunderlandit po kërkohet edhe nga disa skuadra të tjera, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.

Fillimisht ishte interesuar Milani e më pas skuadra nga Arabia Saudite, Neom SC. Por që të dy klubet janë tërhequr nga gara për të.

Drejtuesit e Leverkusenit e dëshirojnë qëndrimin e kapitenit të Zvicrës.

Xhaka aktualisht është bashkë me Leverkusenin në kampin përgatitor në Rio.

Mesfushori shqiptar me klubin gjerman ka kontratë deri në vitin 2028./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti