Ajo që bëri Oleksandr Usyk para ndeshjes së padiskutueshme për titull krahasuar me Daniel Dubois flet shumë

Ajo që bëri Oleksandr Usyk para ndeshjes së padiskutueshme për titull krahasuar me Daniel Dubois flet shumë

Daniel Dubois ngjalli shqetësim dhe frikë për një tërheqje të mundshme në minutat e fundit të së shtunës mbrëma, pas një situate të pazakontë përpara ndeshjes së tij në peshat e rënda kundër kampionit të unifikuar, Oleksandr Usyk.

Britaniku 27-vjeçar, aktualisht kampion i peshave të rënda në versionin IBF, do të përballet me Usyk në Wembley, në një përballje që synon të shpallë kampionin e padiskutueshëm të kësaj kategorie.

Kjo do të jetë përballja e dytë mes tyre, pasi Usyk fitoi duelin e parë në vitin 2023 në Varshavë, me nokaut teknik në raundin e nëntë, duke ruajtur titujt e tij të unifikuar.

Përpara sfidës së shumëpritur, Usyk u shfaq i relaksuar dhe i qetë, madje mbërriti në Wembley rreth orës 19:00 për të ndjekur disa nga miqtë e tij që garonin në duelet paraprake.

Ndryshe nga ai, Dubois u vonua ndjeshëm, çka ngjalli shqetësim të madh mes komentatorëve të DAZN, të cilët konfirmuan se britaniku nuk kishte mbërritur në vendngjarje as 90 minuta para fillimit të ndeshjes kryesore.

Meçin mund ta shikoni: KLIKO KËTU

Sipas një raporti të World Boxing News, mosparaqitja në kohë e Dubois shkaktoi “valë tronditëse” në ekipin e eventit dhe transmetuesit kërkonin me ngulm të dinin nëse boksieri kishte arritur në stadium. Edhe sigurimi dhe zyrtarët e organizimit kërkuan përditësime mes shqetësimit të shtuar.

Rreth orës 20:15 sipas kohës lokale, filluan të qarkullonin zëra për një tërheqje të mundshme apo ndonjë problem të minutës së fundit, ndërsa edhe trafiku në Londër raportonte bllokime.

Në rrjetet sociale, fansat nisën të komentojnë situatën në mënyrë ironike:

“Dubois ende nuk ka mbërritur, ndërkohë që Usyk po i mbështjell duart? LOL”, shkroi një përdorues, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Vetëm Dubois do të shfaqej kaq vonë, ndërsa Usyk është tashmë gati sikur po pret lindjen e fëmijës,” komentoi një tjetër.

“Me sa duket, Dubois mendoi se vonesat në Wembley funksionuan për Anthony Joshua vitin e kaluar, ndaj po e provon edhe vetë,” shtoi një tifoz tjetër me humor.

“Dubois ndoshta po i mbështjell duart në makinë dhe do të ecë drejt e në ring,” u shpreh një tjetër komentues.

Një tjetër fans paralajmëroi: “Kjo vonesë mund t’i kushtojë shumë Dubois-it.”

Për fat të mirë, pak para orës 20:20, Dubois mbërriti më në fund në Wembley, i qetë dhe i përqendruar, shoqëruar nga motra e tij Caroline.

Kjo duket se solli një psherëtimë lehtësimi tek të gjithë të pranishmit.

Ndërkohë, gjatë kohës që pritej mbërritja e Dubois, Usyk mund të shihej i ulur në dhomën e zhveshjes, duke lexuar një libër, i relaksuar dhe i përgatitur për sfidën kryesore të mbrëmjes.

Meçin mund ta shikoni: KLIKO KËTU

Kush mendoni se do të dalë fitues? Na tregoni në komente. /Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti