Gjermania kalon në gjysmëfinale pas dramës me Francën

Kombëtarja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian për femra, që po mbahet në Zvicër, pas një fitore dramatike ndaj Francës.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1 pas 120 minutash, por fati u vendos në penalltitë, ku Gjermania doli fituese me rezultat 6:5, duke siguruar kalimin mes katër më të mirave të turneut.
Ajo që e bën këtë fitore edhe më të veçantë është fakti që gjermanet luajtën me një lojtare më pak që nga minuta e 13’të, pas një kartoni të kuq, por kjo nuk i ndali.
Në gjysmëfinale, Gjermania do të përballet me Spanjën, në një duel që pritet me shumë interes./Periskopi/