E la serben për bullgaren, Schweinsteiger kapet mat me të dashurën e re

E la serben për bullgaren, Schweinsteiger kapet mat me të dashurën e re

Ish-ylli i futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger, është parë për herë të parë publikisht me partneren e tij të re Silva Kapitanov, ndërsa çifti po shijonte pushimet verore në Greqi.

Në disa fotografi të publikuara në mediat ndërkombëtare, dyshja shfaqet duke u puthur dhe relaksuar në plazh, pa u përpjekur të fshihen nga kamerat. Kjo duket të jetë dalja e parë publike e Schweinsteiger me Silvën, pas divorcit nga ish-tenistja serbe Ana Ivanovic.

Sipas burimeve të cituara nga Bild, Bunte dhe Kronen Zeitung, divorci i çiftit Ivanovic-Schweinsteiger është kryer në mënyrë të shpejtë në Zvicër, përmes një procedure të ashtuquajtur “divorc emergjent”, që minimizon ekspozimin në publik.

Për më tepër, mediat raportojnë se Silva mund të ketë qenë shkaku i ndarjes së një prej martesave më të harmonishme sportive, ndonëse kjo mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti