E kryer: Bryan Mbeumo është lojtari më i ri i Manchester United

E kryer: Bryan Mbeumo është lojtari më i ri i Manchester United

Bryan Mbeumo sapo ka nënshkruar kontratën e tij pesëvjeçare me Man United plus opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, raporton Fabrizio Romano, eskperti i merkatos.

Testet mjekësore përfunduan në mëngjes dhe Mbeumo tani mund të konsiderohet lojtari i ri i “Djajve të Kuq” pas një sage të gjatë.

Mbeumo shënoi 20 gola në Premier League sezonin e kaluar për Brentford dhe do ta forcojë ndjeshëm vijën sulmuese të United.

Brentford ka pranuar ofertën e fundit të United prej 65 milionë funtesh, me 6 milionë funte shtesë në bonuse të lidhura me performancën./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti