Messi ka më së shumti gola se Cristiano Ronaldo, pa llogaritur penalltitë!

Messi ka më së shumti gola se Cristiano Ronaldo, pa llogaritur penalltitë!

Lionel Messi mbrëmë shënoi dy gola dhe bëri dy asiste në fitoren e Inter Miamit ndaj New York Bulls me shifrat 5:1 në MLS.

Me këto dy gola, ylli i Kombëtares së Argjentinës është bërë futbollisti me më së shumti gola në histori (764), shkruan Indeksonline.

Ai ka kaluar edhe Cristiano Ronaldon, që ka shënuar 763 gola.

Por, të gjitha këto numra të golave janë pa llogaritur edhe penalltitë, pasi nëse i numrojmë edhe ato – Cristiano vazhdon të mbetet i pari me 938 shënime gjatë karrierës së tij me të gjitha klubet dhe Kombëtaren e Portugalisë./Periskopi/

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti