Ndërkohë, LAFC fitoi 10.55 milionë euro, në sajë të barazimit në fazën e grupeve me Flamengon, ndërsa Seattle Sounders, të cilët humbën të tre ndeshjet e tyre në grup, morën shumën minimale prej 9.55 milionë eurosh.
Nga Meksika, Pachuca gjithashtu përfitoi 9.55 milionë euro, duke humbur të tre ndeshjet e saj, ndërsa Monterrey, që u kualifikua nga faza e grupeve, barazoi shifrën prej 21 milionë eurosh me Inter Miami.
Në total, klubet evropiane grumbulluan më shumë se 62 për qind të fondit total të çmimeve, ndërsa klubet nga Amerika e Jugut morën 20 për qind, me Fluminense si kontribuesin kryesor pas arritjes së saj në gjysmëfinale.
Përfaqësuesi i vetëm nga Oqeania, Auckland City, regjistroi shifrën më të ulët të fitimeve me 4.58 milionë euro, një shumëe konsiderueshme për një klub gjysmë-profesionist nga Zelanda e Re./Periskopi