Tërhiqet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi qysh në javën e parë

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.
Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u dëshiroi një edicion të mbarë klubeve pjesëmarrëse, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje atyre që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtjen e garës.
Pas tërheqjes së shortit, në javën e parë të Superligës do të zhvillohen këto ndeshje:
Dukagjini – Prishtina
Gjilani – Ballkani
Malisheva – Prishtina e Re
Ferizaj – Drita
Drenica – Llapi
Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025.