Çekia ndalon me ligj propaganden komuniste, dënime me burg deri në 5 vjet

Çekia ndalon me ligj propaganden komuniste, dënime me burg deri në 5 vjet

Presidenti çek nënshkruoi ligjin që barazon promovimin e ideologjisë komuniste me propagandën naziste, duke shkaktuar reagime të ashpra nga partia e majtë përpara zgjedhjeve të tetorit.

Presidenti çek Petr Pavel nënshkroi të enjten një ndryshim në kodin penal të vendit që kriminalizon promovimin e ideologjisë komuniste, duke e vendosur atë në të njëjtin nivel me propagandën naziste.

Legjislacioni i rishikuar prezanton dënime me burg deri në pesë vjet për këdo që “krijon, mbështet ose promovon lëvizje naziste, komuniste ose të tjera që synojnë në mënyrë demonstrative të shtypin të drejtat dhe liritë e njeriut ose të nxisin urrejtje racore, etnike, kombëtare, fetare ose të bazuar në klasë”.

Ndryshimi vjen pas thirrjeve nga institucionet historike çeke, përfshirë Institutin për Studimin e Regjimeve Totalitare, për të korrigjuar atë që ata e konsideruan si një çekuilibër ligjor.

Partia Komuniste e Bohemisë dhe Moravisë (KSČM), e udhëhequr nga eurodeputetja Kateřina Konečná dhe tani pjesë e një aleance të re zgjedhore të quajtur “Stačilo” (“Mjaft”), e dënoi këtë veprim si të motivuar politikisht.

“Ky është një tjetër përpjekje e dështuar për ta nxjerrë KSČM jashtë ligjit dhe për të frikësuar kritikët e regjimit aktual”, tha partia.

Mbetet e paqartë se si do të zbatohet ligji i ri për parti si KSČM. Partia aktualisht nuk ka vende në parlament, por sondazhet e fundit e vendosin aleancën e saj në 5% – të mjaftueshme për t’u rikthyer në dhomën e ulët në zgjedhjet e tetorit./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti