Protesta e Kocit vjen në një kohë tensionesh në rritje, ndërsa kriza politike ka hyrë në muajin e gjashtë.
Kosova ka mbetur pa një Kuvend funksional që nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt, me 162 ditë të humbura në përpjekje të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, përcjell telegrafi.
Partia Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e cila doli fituese në zgjedhje, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme për konstituimin e institucioneve, duke shkaktuar një bllokadë të zgjatur.
Kurti po akuzohet nga opozita për përmbysje të rendit kushtetues dhe zhbërje të institucioneve demokratike.
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se “162 ditë nuk janë shumë për Albin Kurtin sepse për të, kjo kohë është pjesë e një plani. Për përmbysjen e rendit kushtetues, për delegjitimizimin e demokracisë dhe institucioneve dhe për zhbërjen e vetë ADN-së së shoqërisë sonë”.
“Nuk do të keni sukses sepse kjo nuk është vetëm një krizë politike, është një krizë morale dhe ne duhet ta ndalojmë atë”./Periskopi/