Tragjedia në Gjakovë: Në vendin e punës ndërroi jetë ish-ushtari i UÇK-së, Hazir Jakupi

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy punëtorë ndërtimtarë kanë humbur jetën pasi ranë nga kati i tretë të një objekti në ndërtim, përcjell Periskopi.
Njëri nga personat që ka vdekur ishte Hazir Jakupi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe vëllai i dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, raporton sinjali.
“Lajmi tragjik për vdekjen tënde të hershme na preku shumë, bashkëluftari im Hazir Jakupi do të kujtojmë përherë si luftëtar lirie, njeri i urtë dhe shokë i ditëve me të vështira”, shkruan një bashkëluftëtar i tij.
I vdekur në këtë rast ka mbetur edhe Daut Bajraktari.