U turpëruan me rezultatin 8:0, Malisheva ndërpren bashkëpunimin me Bekim Isufin dhe ndihmësit e tij

U turpëruan me rezultatin 8:0, Malisheva ndërpren bashkëpunimin me Bekim Isufin dhe ndihmësit e tij

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin, Bekim Isufi, trajnerin kondicional, Arsim Tershani, trajnerin e portierëve, Diamant Kadrolli dhe analistin, Shkumbim Gërguri.

Malisheva pësoi “tronditje” në Europë, duke humbur dy ndeshjen (9:0) ndaj Vikingur Reykjavik, përcjellPeriskopi.

Klubi ka vendosur që të ndërprerjë bashkëpunimin me trajnerët në fjalë.

Ja postimi:

“FC Malisheva njofton ndërprerjen e bashkëpunimit, me marrëveshje të dyanshme, me Kryetrajnerin Bekim Isufi, Trajnerin kondicional Arsim Tershani, Trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli dhe Video analistin, Shkumbin Gërguri.
Klubi ynë shpreh mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e Kryetrajnerit Isufi, i cili gjatë një viti me FC Malisheva kontribuoi ndjeshëm në sukseset e klubit, duke siguruar pjesëmarrjen në garat e UEFA Conference League, dhe duke shkruar historinë për herë të dytë radhazi si klub.
Gjithashtu, jemi thellësisht falënderues për punën profesionale, përkushtimin dhe korrektësinë e Trajnerit kondicional Arsim Tershani, i cili dha një kontribut të çmuar në ngritjen fizike të ekipit.
Një falënderim i veçantë i shkon edhe Trajnerit të portierëve Diamant Kadriolli për punën dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm me portjerët tanë gjatë gjithë kohës së kaluar në klub.
Mirënjohës dhe falënderues edhe për Shkumbin Gërguri për punën dhe analizat profesionale për kohën sa ishte pjesë e jona.
Dyert e FC Malisheva do të mbeten gjithmonë të hapura për bashkëpunim të ardhshëm me Bekim Isufin, Arsim Tershanin, Diamant Kadriollin dhe Shkumbin Gërguri. Deri atëherë, ju urojmë shëndet dhe shumë suksese në rrugëtimin e tyre profesional.
Në ditët në vazhdim klubi do të bëjë emërimin e Kryetrajnerit të ri dhe kompletimin e shtabit teknik”, shkruhet në njoftim.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti