Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve, një moment historik për klubin gjilanas

Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve, një moment historik për klubin gjilanas

Klubi kampion i Kosovës, Drita, do të shkruajë histori sonte në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, teksa për herë të parë në histori arrin në këtë fazë të garës më të madhe evropiane për klube.

Skuadra nga Gjilani do të përballet me gjigantin danez Copenhagen, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e vështirë për ekipin kosovar.

Takimi zhvillohet në stadiumin Parken të Kopenhagës me fillim nga ora 19:00, dhe vendasit shihen si favoritë të qartë për të marrë fitoren.

Megjithatë, Drita nuk ka udhëtuar për turizëm në kryeqytetin danez. Kampionët e Kosovës janë të motivuar për të dhënë maksimumin dhe për të tentuar një befasi të madhe në këtë përballje të rëndësishme.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Drita do të ketë mbështetjen e tifozëve të saj në përpjekje për të shkruar një faqe të artë në historinë e futbollit kosovar.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti