Dy të arrestuar pas vdekjes së punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë, policia jep detaje

Dy të arrestuar pas vdekjes së punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë, policia jep detaje

Pas vdekjes së dy punëtorëve në një vendpunishte në Gjakovë,  janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Ata po hetohen për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Që të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Dy punëtorët kanë vdekur pasi dyshohet se kanë rënë nga një lartësi derisa kanë qenë duke punuar në një punishte.

“ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Rr. Bardhyl Qaushi & Yllka Domi-Gjakovë 21.07.2025 – 08:00. Emergjenca e qytetit në Gjakovë ka lajmëruar se dy persona kanë marrë trajtim mjekësor pasi që dyshohet se kanë rënë nga një lartësi deri sa kanë qenë duke punuar në një punishte. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, prokurori kujdestar dhe inspektori i punës. Si pasojë e lëndimeve të dy viktimat kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilave e kanë konstatuar mjekët. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupat e pa jetë janë dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti