Gjykata e Apelit kalon në orar të reduktuar për shkak të temperaturave të larta

Gjykata e Apelit kalon në orar të reduktuar për shkak të temperaturave të larta

Gjykata e Apelit e Kosovës ka njoftuar se, do të zbatojë një orar të reduktuar pune duke filluar nga sot.

Kjo vie si rezultat i vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (Nr. 261/2025, datë 27 qershor 2025), dhe për shkak të paralajmërimeve nga institucionet kompetente lidhur me temperaturat ekstreme që pritet të godasin vendin në ditët në vijim.

Kjo masë është ndërmarrë si pjesë e kujdesit për mirëqenien e stafit dhe palëve që kanë qasje në shërbimet e gjykatës, si dhe për të garantuar funksionimin efikas të institucionit në kushte të motit të papërshtatshëm.

Gjykata bën të ditur se orari i reduktuar do të rishikohet në vazhdimësi, në varësi të kushteve klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës, në përputhje me rrethanat teknike.

Për informata shtesë, qytetarët ftohen të ndjekin njoftimet zyrtare të Gjykatës së Apelit dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti