Arrestohet në Han të Elezit shtetasi i Serbisë, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë, i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
Arrestimi i tij ka ndodhur në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, të hënën rreth orës 18:00.
“PKK-Hani i Elezit 21.07.2025 – 18:00. Në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari- kërkuari shtetas i Serbisë. Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh.