Ndodh edhe kjo: Mungon prokurori, dështon seanca ndaj Sveçlës & Co për gazin lotsjellës në Kuvend

Ndodh edhe kjo: Mungon prokurori, dështon seanca ndaj Sveçlës & Co për gazin lotsjellës në Kuvend

Ka dështuar të mbahet seanca kundër Xhelal Sveçlës, Fitore Pacollit, Salih Zybës e Drita Millakut për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars të vitit 2018.

Siç raporton Klan Kosova, arsyeja për dështimin kësaj radhe ishte për faktin se ka munguar prokurori Valdrin Krasniqi.

Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më 26 korrik, 2019, pasi, sipas Prokurorisë, thuhej se hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti