Arbërie Nagavci dyshohet se jashtligjshëm degradoi ish-kryeinspektorin e arsimit pas 16 vitesh punë

Arbërie Nagavci dyshohet se jashtligjshëm degradoi ish-kryeinspektorin e arsimit pas 16 vitesh punë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), përmes vendimit të Ministres Arbërie Nagavci, të datës 20.09.2023, dyshohet se mori një vendim të kundërligjshëm për lirimin nga detyra të Defrim Gashit, i cili për rreth 16 vite kishte shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Arsimit, raporton Periskopi.

Ndaj këtij vendimi, Gashi ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil të Kosovës (KPMSHCK)  dhe më 01.12.2023, anuloi vendimin e ministres duke konstatuar se ishte i jashtligjshëm dhe se ministrja nuk kishte kompetencë të lironte zyrtarin nga detyra.

Megjithatë, KPMSHCK dështoi të urdhërojë edhe kthimin në vendin e njëjtë të punës, duke lënë të paprekura pasojat juridike të një vendimi që vetë e shpalli të pavlefshëm. Në vend që të rivendosej në pozitën e mëparshme, Gashi u përjashtua edhe nga Ministria, ndonëse kishte shtatë vende të lira të paplotësuara brenda saj. Nga to, tri  pozita të nivelit çfarë kishte Gashi dhe katër pozita të nivelit çfarë sot i kanë ofruar në Ministrinë e Administratës së Pushtetit Lokal (MAPL).

Më 2024, Departamenti i Mbikëqyrjes së Zyrtarëve Publik (DMZP), në vend të kthimit të tij në pozitën që e kishte mbajtur, bëri transferimin e tij të përhershëm në një pozitë tjetër, pa asnjë arsyetim dhe pa bazë ligjore, edhe përkundër faktit se KPMSHCK kërkonte që të behej sistemin sipas legjislacionit në fuqi dhe jo transferim të përhershëm bazuar Ligjin nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë i cili ligji ishte i shfuqizuar ku u vendos për Gashin.

Ky veprim u mbështet në nenin 42 paragrafi 7 i Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, i cili siç mëson Periskopi në kohën e apelimit ishte i shfuqizuar, duke e bërë tërësisht të jashtëligjshëm transferimin e përhershëm. Ky nen parasheh përfundimin e mandatit ndersa Gashi nuk kishte fare mandat meqë akt emërimi i datës 03/10/2026, ishte me afat të pakufizuar.

Avokati i Popullit më 07.08.2024, konstatoi se diskriminimi institucional është i qartë, dhe kritikon KPMSHCK për moszbatimin e plotë të vendimit të vet, duke theksuar se anulimi i vendimit të ministres duhej të kishte sjellë anulimin automatik të të gjitha pasojave juridike që buronin nga ai vendim.

“Në këtë kontekst, Avokati i Popullit tërheq vëmendjen se KPMShCK-ja e ka pasur për obligim ligjor që me rastin e marrjes së Vendimit A.nr. 1237/2023, ta respektonte plotësisht parimin e ligjshmërisë, që me rastin e anulimit të vendimit, ta anulonte edhe pasojën juridike që e kishte shkaktuar ai vendim, dhe me këtë ta mbronte dhe ta garantonte të drejtën e ankuesit”, thuhet në Mendimin e  Avokatit të Popullit. /Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti