IPK: Drejtoritë Rajonale Ferizaj, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë e Jugut kanë reagim më të shpejtë krahasuar me drejtoritë tjera policore

Departamenti i Inspektimit në kuadër të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Reagimi në thirrjet e qytetarëve dhe raportimi i aktiviteteve policore”, raporton Periskopi.
Sipas këtij raporti, del të jetë se koha mesatare e reagimit policor për këtë vit në nivel vendi që është 13.7 minuta, ka rezultuar e njëjtë si në matjet nga viti 2022 .
Po ashtu raporti vë në pah se nga këndvështrimi i nivelit të drejtorive rajonale, Drejtoritë Rajonale Ferizaj, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë e Jugut kanë reagim më të shpejtë krahasuar me drejtoritë tjera policore.
Njoftimi i plotë:
IPK publikoi Raportin e inspektimit “Reagimi në thirrjet e qytetarëve dhe raportimi i aktiviteteve policore”
Prishtinë/Hajvali, 21 Korrik 2025
Departamenti i Inspektimit në kuadër të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka publikuar Raportin e inspektimit të rregullt në fushën “Reagimi në thirrjet e qytetarëve dhe raportimi i aktiviteteve policore”.
Inspektimi është realizuar në bazë të Planit Vjetor të Inspektimeve të Rregullta për vitin 2025, për të vlerësuar nëse stacionet janë në gjendje të përgjigjen në mënyrë efektive dhe të shpejtë, në thirrjet e qytetarëve lidhur me shqetësimet e tyre.
Objektivat e këtij inspektimi kanë qenë: matja dhe analizimi i kohës së reagimit policor në thirrjet e qytetarëve, vlerësimi i procesit të raportimit të aktiviteteve policore, si dhe vlerësimi i dokumentimit të aktiviteteve policore sipas niveleve.
Gjetjet e këtij inspektimi janë me interes për nivelet drejtuese dhe operative të strukturave policore të Departamentit të Rendit Publik, duke përfshirë edhe stacionet policore.
Treguesit statistikor mbi kohën e reagimit në pamje të përgjithshme nuk pasqyrojnë ndryshim krahasuar me matjet e bëra nga IPK para tre viteve, me disa ndryshime tek një numër stacionesh dhe drejtorive rajonale.
Koha mesatare e reagimit policor për këtë vit në nivel vendi që është 13.7 minuta, ka rezultuar e njëjtë si në matjet nga viti 2022 .
Raporti vë në pah se nga këndvështrimi i nivelit të drejtorive rajonale, Drejtoritë Rajonale Ferizaj, Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë e Jugut kanë reagim më të shpejtë krahasuar me drejtoritë tjera policore.
IPK në kuadër të Raportit ka dhënë katër (4) rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e shtimit të kontrolleve në zyrat e radio komunikimit tek një numër stacionesh në drejtim të përmirësimit të cilësisë së Logut operacional, organizimin e trajnimeve për mbajtjen cilësore të Logut operacional apo nxjerrjen e një manuali operativ mbi procedurën dhe veprimet në menaxhimin e thirrjeve, analizimin e kohës së reagimit për të identifikuar shkaktarët që ndikojnë në zgjatjen e saj, etj.
Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së (shih linkun si në vijim):