Zbulohet emri që pritet ta marr numrin 10 në Real Madrid

Kylian Mbappe pritet së shpejti të nisë të veshë fanellën ikonike me numër 10 te Real Madridi, sipas gazetës spanjolle “Marca”.
Numri 10 është i njohur për Mbappe-n, pasi e ka mbajtur si me përfaqësuesen e Francës, ashtu edhe me Paris Saint-Germain. Por te Reali, për shkak se Luka Modric ishte pronari i këtij numri, ylli francez mori fanellën me numër 9 në prezantimin e tij në verën e vitit 2024. Pavarësisht ndryshimit, ai nuk zhgënjeu – duke shënuar 43 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në La Liga dhe fitues i Këpucës së Artë Evropiane.
Megjithatë, kjo ndërrim numri nuk po bëhet me kërkesë të vetë Mbappe-së, por është një vendim i klubit.
“Do të ishte një përditësim i imazhit personal dhe atij të klubit për një lojtar që, përveç paraqitjeve në fushë, është një makinë të ardhurash për klubin në aspektin e të drejtave të imazhit. Dhe në këtë aspekt, trashëgimi i numrit 10 nga Modric, një fitues i “Topit të Artë”, do ta fuqizonte markën e tij në çdo drejtim,” shkruan gazeta madrilene.
Aktualisht, Mbappe është në fazë rikuperimi nga një problem me gastroenteritin, që e detyroi të mungojë në ndeshjet e para të Kampionatit Botëror për Klube. Raportohet se ai ka humbur rreth 5-6 kilogramë gjatë kësaj periudhe.
Mbappe u prezantua si lojtar i Real Madridit në korrik 2024, përpara më shumë se 25,000 tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabéu”. Ai u përshëndet nga presidenti Florentino Pérez dhe legjenda Zinedine Zidane – i cili ishte ndër të parët që e kishte ftuar Mbappe-n në Madrid kur ishte ende adoleshent.
“Është një ditë e pabesueshme për mua. Që i vogël kam ëndërruar të luaj për Real Madridin dhe sot jam këtu. Do të thotë shumë për mua”, deklaroi Mbappe atëherë.
Në ekranet e mëdha të stadiumit shkëlqeu mesazhi “Mirësevjen, Mbappé”, ndërsa në sfond luhej “Nessun Dorma”. U shfaqën edhe momente nga karriera e tij dhe imazhe ku ai shihej me fanellën e Realit që në fëmijëri, përfshirë edhe një foto me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo.