SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliaj

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliaj

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se Veliaj pritet të njoftohet zyrtarisht të mërkurën, 23 korrik, kur ai do të transportohet nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Arrestimi i tij u krye më 10 shkurt në zyrën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe gjashtë biznesmenë të tjerë.

Avokatët mbrojtës dhe vetë Veliaj janë njoftuar për procedurën nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa të mërkurën pritet që SPAK të bëjë publike akuzat e plota ndaj tij, raporton Euronewsalbania, transmeton Periskopi.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti