KFOR vendos tabela të reja në kufirin Kosovë-Serbi, ambasadori gjerman publikon foto nga Bondsteel – A po i çojnë mesazh Vuçiqit pas kërcënimit?

KFOR vendos tabela të reja në kufirin Kosovë-Serbi, ambasadori gjerman publikon foto nga Bondsteel – A po i çojnë mesazh Vuçiqit pas kërcënimit?

Presidentja Vjosa Osmani javën e kaluar ka thënë se në fund të muajit maj ndaj Kosovës janë kryer veprime me tendencë përshkallëzuese nga Serbia. 

“Kështu që, specifikat e informatave që ne i kemi marrë në maj ju siguroj që ne marrim vazhdimisht, ato të fundit të majit kanë qenë ato të cilat unë iu kam referuar sa kam qenë në SHBA, sepse kanë qenë më specifike…”, ka thënë ajo.

Por kjo, nuk e ndali presidentin e Serbisë, të lëshojë kërcënime të tjera.

Pasi iu caktua 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndihmësit të Petkoviçit, përkatësisht Popoviçit, për shkak se dyshohet se fyu UÇK-në, presidenti serbë paralajmëroi për pasoja të paparashikueshme.

“Do të reagojmë në një mënyrë shumë të ashpër, sepse ky terror duhet të ndalet në një moment”, ka thënë ai në Tv Pink.

Vuçiqit iu kundërpërgjigj, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ai kërkoi nga BE e KFOR që të reagojnë ndaj kërcënimit të presidentit serb.

“Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të bëra më 20 korrik sivjet janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme…”, ka theksuar Kurti.

Pavarësisht thirrjes, një reagim publik e i drejpërdrejt nuk u lëshua nga BE.

Por ishte, Misioni i KFOR-it në Kosovë ku ka njoftuar se është duke vendosur tabela të reja në kufirin Kosovë-Serbi, pa përmendur kërcënimin publik të Vuciqit.

“Ushtarët e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja aktualisht po veprojnë përgjatë Vijës Kufitare Administrative, brenda zonës së përgjegjësisë së KFOR-it, për të instaluar tabela të reja. Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve aksidentale. Vendosja e këtyre tabelave do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme”, thuhet në njoftim.

Edhe ambasada gjermane në Kosovë ka publikuar sot fotografi të ambasadorit Jorn Rohde nga Bondsteel teksa “teston” pajisjet që përdoren në patrullat kufitare Kosovë-Serbi.

“Puna juaj është thelbësore, ekspertiza juaj e jashtëzakonshme dhe përkushtimi juaj vlerësohet thellësisht. E kaluara takon të tashmen – aty ku shërbimi i përbashkët vazhdon të formësojë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, u tha në fund të njoftimit të ambasadës gjermane në Kosovë./Periskopi/

Kurti reagon ndaj kërcënimeve të Vuçiqit: Nuk mund të konsiderohen si qëndrime individuale, por si politikë shtetërore

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti