U nis për t’i shuar flakët, aksidentohet për vdekje punonjësi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri

U nis për t’i shuar flakët, aksidentohet për vdekje punonjësi i Zonave të Mbrojtura në Shqipëri

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte te “Rruga e Arbrit”, në dalje të qytetit të Peshkopisë.

Punonjës i ADZM Dibër, B.S. ishte nisur për shuar flakët në Lurë, por humbi kontrollin mbi mjetin që po drejtonte, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj, , raporton Tv Klan, transmeton Periskopi.

Fillimisht 43-vjeçari është dërguar me shenja jete në spitalin e Dibrës, por mësohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj. Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë”, njofton policia./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti