Granit Xhaka arrin marrëveshje personale me Sunderland – pret marrëveshjen mes klubeve

Gazetari i njohur britanik David Ornstein e ka dhënë lajmin eksklusiv që Granit Xhaka pritet të rikthehet në Angli – kësaj radhe jo të Arsenal por të skuadra që u rikthye në Premier Ligë – Sunderland
Sipas gazetarit të The Athletic, Granit Xhaka ka informuar klubin e tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron vetëm transferimin te Sunderland këtë verë.
Raportohet se mesfushori zviceran ka arritur marrëveshje personale me Sunderlandin, ndërsa bisedimet mes dy klubeve janë ende duke vazhduar. Xhaka ka kërkuar nga Leverkusen që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt.
📌 Pikat kyçe të transferimit:
Xhaka (32 vjeç) ka arritur marrëveshje personale me Sunderland.
Ai ka kërkuar nga Bayer Leverkusen që të mbylli sa më shpejt transferimin.
Transferimi pritet të përfshijë një shifër rreth 10–15 milionë eurosh, si kompensim për Leverkusen.
Sunderland planifikon kontratë 2+1 vjeçare, me rol udhëheqës në fushë dhe jashtë saj.
🔍 Pse Sunderland?
Ky mund të duket si një hap befasues – një futbollist me eksperiencë europiane që kalon nga një kampion i Bundesligës në një skuadër të Championship-it që u ngrit në Premier League këtë sezon, dhe Xhaka është vargu i parë i projektit ambicioz që ata kanë nisur.
Përveç pagesës konkurruese, ai do të jetë një element kyç për drejtimin e ekipit, duke sjellë eksperiencë, lidership dhe nivel kampionati, shkruan Express transmeton Periskopi