Arabët shumë të sigurt, Foda afër nënshkrimit me Al Wahda

Në Arabinë Saudite janë shumë të sigurt se Franco Foda do jetë trajner i Al Wahda.
Klubi nga Emiratete e Bashkuara ka intensifikuar bisedimet me trajnerin e kombëtares së Kosovës dhe tani një nga gazetarët e besueshëm atje raporton se marrëveshja është afër mbylljes, transmeton Blic, përcjell Periskopi.
“Al Wahda është afër emërimit të gjermanit Franco Foda si trajner të ekipit”, shkruan gazetari, Ahmed Ragab.
Kujtojmë se Foda ka kontratë me Kosovën deri në vitin e ardhshëm, megjithatë duket se zhvillimet në largimin e tij janë të mëdha.