“Naomi dhe Rampa hynë në event dorë për dore dhe kaluan natën duke biseduar dhe duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, me siguri duken si çift”, tha burimi.
“Ata dukeshin të qetë dhe të kënaqur në shoqërinë e njëri-tjetrit”.
Arritja e tyre madhështore, e shoqëruar me blice nga kamerat, u kap në video dhe më pas u postua në TikTok, si një tjetër provë e forcimit të lidhjes së tyre.
Naomi, e veshur me një fustan krem, ishte një nga mysafiret e nderit në këtë event, ku performoi fituesja e Brit Award, Raya, dhe të ftuarit shijuan ushqime të përgatitura nga kuzhinierë me yje Michelin.
Në fakt, prezenca e saj me DJ-në, emri i vërtetë i të cilit është Gregor Sutterlin, 42 vjeç, ngjalli kureshtje, pasi më parë ishte raportuar gjerësisht se ata ishin ndarë pas një romancë intensive në fund të vitit 2024.