Në një postim tjetër pak moment më vonë, Trump tha se pilotët e bombarduesve B-2 të përdorur në sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit tani janë kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi në SHBA.
Bëhet e ditur se vërejtjet e presidentit janë një lloj ndryshimi nga ajo që tha Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth në një konferencë për shtyp më parë.
“Ky mision nuk ishte dhe nuk ka qenë për ndryshimin e regjimit”, kishte këmbëngulur ai.
Ndryshe, Izraeli nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)./Periskopi/