Maliqi: Çka hamamin po bën Presidentja dhe këshilltarët e saj?

Maliqi: Çka hamamin po bën Presidentja dhe këshilltarët e saj?

Analisti Shkëlzen Maliqi ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që u jep deputetëve 30 ditë kohë për konstituimin e Kuvendit, shkruan Periskopi.

Maliqi në një status në Facebook ka kritikuar Presidenten Osmani dhe këshilltarët e saj, duke thënë  se Presidentja e ka pasur në dorë të caktojë një datë se deri kur mund të zgjatë seanca konstituive para vendimit 30 ditësh të Kushtetueses.

“Për çfarë hamami i ka Prezidentja këshilltarët që nuk i tregojnë se një nga detyrat më madhore që i ka si Presidente e Kosovës është ajo e garantuesës të funkcionalitetit të institucioneve të shtetit…”, ka shkruar Maliqi.

“Ajo e ka mbi supet funkcionalizimin e Kuvendit, psh ka mundur menjëherë me e caktu një datë deri kur mundet me zgjat seanca konstitutive, jo 30 që e ka caktu arbitrarisht Kushtetuesja…”, ka shtuar ai tutje.

Maliqi i ka bërë thirrje Osmanit që ta dëshmojë se është pushtetare./Periskopi/

Postimi i plotë: 

Për çfarë hamami i ka Prezidentja këshilltarët që nuk i tregojnë se një nga detyrat më madhore që i ka si Presidente e Kosovës është ajo e garantuesës të funkcionalitetit të institucioneve të shtetit. Ose, ndoshta nuk e kanë fajin këshilltarët (megjithse nuk u falet as heshtja) por vetë Presidentja po e parapëlqen të bëjë sehire duke kërkuar mënyrën se si me e siguru edhe mandatin e dytë në presidencë. E po, nuk po e tregon guximin e formatin për ushtrimin e detyrës për kompetencat që i ka. Ajo e ka mbi supet funkcionalizimin e Kuvendit, psh ka mundur menjëherë me e caktu një datë deri kur mundet me zgjat seanca konstitutive, jo 30 që e ka caktu arbitrarisht Kushtetuesja, por p-sh. 15 ditë, në analogji ne afatin sa e ka mandatari për krijimin e qeverisë. Pastaj le ta përligj këtë vendim të saj Kuvendi ose Gjykata kushtetuese, se kështu zgjidhen me vendime aktive të instancave më përgjegjëse boshllëqet në procedurat ligjore.
Pastaj, është dashtë t’i thotë prej kohësh Kurtit që të le menjëherë ose kolltukun e Kryeministrit, ose Mandatin e deputetit! Kjo është shkelja dhe skandali më i madh që rrjedh nga bllokada e deritashme, ku përfitojnë Kurti dhe ministrat jashtë mandatit, ku tërë kohën marrin vendime ekzekutive që nuk i takon t’i marrin, dhe nuk e kanë kontrollin (Kuvendin) që mund t’i ndalë dhe ndëshkojë.
Presidentja është dashur me urgjencë të adresojë çështjen e uzurpimit të pushtetit, bile edhe pa u drejtua të Gjykata Kushtetuse, sepse e ka autoritetin e interpretimit të detyrave taksative që i ka me Kushtetutën e Kosovës, dhe njëra prej tyre është garantimi i funkcionalitetit të institucioneve përnes respektimit të ligjeve. Nuk je kukull me kompetenca, dëshmo se je pushtetare, gruashtetase!

 

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti