Lirohet për qarkullim rruga kryesore në Graçanicë, u devijua për shkak të Vidovdanit

Lirohet për qarkullim rruga kryesore në Graçanicë, u devijua për shkak të Vidovdanit

Është liruar rruga kryesore në Graçanicë që çon për Gjilan, e cila u devijua për shkak të manifestimit të Vidovdanit, i cili mblodhi serbët për liturgjinë.

Rruga u devijua rreth Manastirit të Graçanicës është devijuar rruga dhe s’u lejua kalimi i veturave nëpër qendër.

Për këto lëvizje në trafik, policia ka paralajmëruar qysh dje.

“Po ashtu, me rastin e bllokimit të përkohshëm apo riorientimit të mundshëm të trafikut, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik”, u tha në komunikatën e policisë për këtë ngjarje.

Për këtë ngjarje, Policia e Kosovës shtoi prezencën e saj në Graçanicë për menaxhim të situatës së sigurisë, ndërsa në hyrje u panë edhe Njësia Speciale. Po ashtu, atje doli edhe Inspektorati i Policisë./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti