Vidhet një sasi ari në një argjendari në Prishtinë

Vidhet një sasi ari në një argjendari në Prishtinë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar se ka ndodhur të hënën në një argjendari në Prishtinë. 

Rasti është raportuar në orën 08:55.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se nga lokali i tij i argjendarisë i janë vjedhur një sasi ari. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, ku nuk është bërë e ditur sasia e arit të vjedhur.

Rasti thuhet se është duke u hetuar./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti