Pas fitores, tifozët këndojnë: Ne e kemi Granit Xhakën

Pas fitores, tifozët këndojnë: Ne e kemi Granit Xhakën

Momenti më emocionues pas derbit Tyne-Wear u pa kur tifozët e Sunderlandit nisën të këndonin me zë të lartë: “Ne e kemi Granit Xhakën, ne e kemi Granit Xhakën”.

Kapiteni i ekipit, 33-vjeçari u këndua nga tifozët pas ndeshjes dhe u bë figura qendrore e fitores 1-0, që erdhi falë autogolit të Nick Woltemade në pjesën e dytë.

Atmosfera në “Stadiumin e Dritave” ishte elektrizuese, ndërsa shpirti i luftëtarit i Xhakës u reflektua në çdo duel të fituar në fushë, duke i dhënë fansave arsye për të festuar.

“Ne e kemi Granit Xhakën, ne e kemi Granit Xhakën”, ishin vargjet e këngës që këndohej me zë të lartë nga shkallët e stadiumit.

Pas ndeshjes, Xhaka ndau emocionet e tij, pas kësaj fitoreje, që e mban Sunerlandin në pjesën e sipërme të renditjes.

“Para së gjithash, kjo fitore i dedikohet tifozëve tanë. Është një privilegj të jem pjesë e këtij klubi futbolli, të luaj në këtë derbi. Ka shumë rëndësi.

E ndjemë gjatë gjithë javës, kjo javë ishte speciale.

Donim t’u japim tifozëve diçka nga sot dhe jemi të lumtur që morëm tre pikët dhe treguam një ndeshje të shkëlqyer.

Shpirti ishte i mrekullueshëm”, deklaroi kapiteni Xhaka./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti