Militanti i flaktë i Kurtit tani shpërthen kundër VV’së: Nuk duhet me i fitu mbi 50% me 28 dhjetor, kjo parti propagandon

Dikur energjinë e tij e harxhonte në përkrahje të idealit të Vetëvendosjes, ndërkaq sot thotë se kjo parti 90% e energjisë harxhohet në propagandë. Është ky ish aktivisti i VV’së Mentor Llugaliu i cili ka shpërthyer ndaj partisë së Kurtit që sipas tij VV’ja s ka shanc të fitojë 50% në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Siç shkruan LLugaliu këtë rezultat Kurti ka gëzuar vetëm një herë, dhe atë sipas tij vetëm vitin 2021 kur u mbajtën zgjedhjet qëndrore.
“Vetëvendosje është një parti që pothuajse 90% të energjisë e hargjon në propagandë dhe PR (Public relations). Rrjedhimisht ajo pa asnjë bazë faktike as logjike po trumpeton që në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka me i fitu mbi 50%. Kjo nuk ka me ndodhë edhe nuk duhet me ndodhë.Kjo ka ndodhë vetëm një here në zgjedhejt e vitit 2021, kur VV/Kurti i fitoi përmbi 50% të votave.Atë sukses të jashtëzakonshëm zgjedhor nuk mundet dhe nuk duhet me arrit më, jo vetëm VV po askush tjetër në të ardhmen. Në vitin 2021 rrethanat ishin të tilla që ia mundësuan një fitore të tillë Vetëvendosjes dhe disa nga ato rrethana ishin:”, u shpreh ish aktivisti i VV’së./Periskopi/
