Zbulohet se kush mund të jetë kundërshtari i Dritës në fazën e play-offit

Drita ka arritur një moment historik për futbollin kosovar, duke siguruar kualifikimin në fazën e ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës.
Skuadra gjilanase zhvilloi sot (e enjte) ndeshjen e fundit të fazës së ligës, ku u mposht 3-0 nga Rayo Vallecano, por kjo nuk e pengoi që të përfundojë në vendin e 20-të të grupit me gjithsej tetë pikë.
Në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, Drita regjistroi dy fitore, dy barazime dhe dy humbje, duke treguar një paraqitje solide që e kualifikoi për fazën tjetër.
Tashmë bëhet e ditur se në play-off Drita mund të ndeshet me njërin prej dy ekipeve: sllovenët e Celje-s ose holandezët e AZ Alkmaar, shkruan Gazeta Express, transmeton Periskopi
Ndeshjet e fazës së play-off do të zhvillohen më 19 dhe 26 shkurt, ndërsa shorti do të hidhet më 31 janar.
Ky është një moment historik për klubin dhe tifozët, të cilët shpresojnë për një performancë të fortë dhe për të kaluar një tjetër barrierë në garat evropiane.
