Arrestimi i gjyqtarit në aksionin e policisë dhe AKI-së, KGJK: Të gjitha veprimet do të ndërmerren brenda afateve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, si autoritete kompetente, kanë pranuar sot informacion zyrtar lidhur me një rast të hetimit penal, në të cilin dyshohet se, përveç personave të tjerë, është i përfshirë edhe një gjyqtar.
Po ashtu, KGJK është njoftuar nga menaxhmenti i Gjykatës Themelore në Prishtinë se rasti është regjistruar zyrtarisht për hetim të mëtejshëm, lidhur me përgjegjësinë disiplinore.
Nga KGJK bëhet e ditur se të gjitha veprimet do të ndërmerren në përputhje me afatet ligjore dhe se, për aq sa lejohet, mediat dhe publiku do të njoftohen me kohë për zhvillimet e mëtejshme të këtij rasti.
