Dërgohet pa shenja jete një grua në spitalin e Gjakovës: Nuk kishte shenja dhune

Dërgohet pa shenja jete një grua në spitalin e Gjakovës: Nuk kishte shenja dhune

Të premten, në emergjencën e Gjakovës, një grua është dërguar pa shenja jete.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion dhe se hetimet për vdekjen kanë nisur.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Gjakovë 19.12.2025, 23:00. Është raportuar se në Emergjencë është sjellë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Sipas mjekut viktima nuk ka pasur shenja të dhunës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti