Supergoli nga Muslija ia siguron fitoren Fortuna Düsseldorf-it

Supergoli nga Muslija ia siguron fitoren Fortuna Düsseldorf-it

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Fortuna Düsseldorf-it ndaj Greuther Fürth, në ndeshjen e javës së 17-të të Bundesliga 2.

Fortuna Düsseldorf triumfoi me rezultat 2-1 në përballjen e zhvilluar në shtëpi, ndërsa Muslija kontribuoi drejtpërdrejt në të dy golat e skuadrës së tij.

Në minutën e 24-të, ai asistoi për Cedric Itten, i cili realizoi golin e epërsisë. Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 65-të, Muslija u shfaq sërish vendimtar duke shënuar golin e dytë për vendasit.

Greuther Fürth arriti të ngushtojë rezultatin në minutat e fundit, por pa arritur ta shmangë humbjen.

Me këtë paraqitje, Florent Muslija shkon në kuotën e tre golave dhe një asistimi në kampionat këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje, Fortuna Düsseldorf mbyll gjysmën e parë të sezonit në pozitën e 16-të me 17 pikë./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti