Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur mjete piroteknike nga lokali i tij.
Sipas raportit të policisë, dëmi i shkaktuar arrin vlerën rreth 1 mijë e 500 euro.
“Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë.
