Wayne Rooney e sheh mesfushorin e Arsenalit si kapitenin e ardhshëm të Anglisë

Ish-sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, e ka lavdëruar mesfushorin e Arsenalit, Declan Rice, dhe e ka përshkruar atë si një kapiten të ardhshëm të Tre Luanëve.
Rooney, i cili ishte kapiten i Anglisë për tre vjet nga viti 2014 deri në vitin 2017, ishte në Dickinson Hill për fitoren 1-0 të Arsenalit ndaj Evertonit të shtunën.
Rice, i cili ka 72 paraqitje për ekipin kombëtar, e ka mbajtur shiritin e kapitenit dy herë në mungesë të kapitenit aktual Harry Kane – në barazimin 2-2 me Belgjikën në mars 2024 dhe në fitoren 3-0 ndaj Uellsit në tetor të këtij viti.
“Për mua, ai është djali që ndoshta po pret që Harry të varë këpucët në gozhdë në një moment të caktuar”, tha Rooney në episodin e fundit të emisionit “The Wayne Rooney Show” të BBC Sport.
“Ai ishte kudo në fushë (kundër Evertonit). Vendimet e tij – kur të pasonte, ku të pasonte, me cilën këmbë të pasonte, detajet në pasimet e tij – ishin një kënaqësi për t’u parë. Ai ishte absolutisht i pabesueshëm”, vazhdoi legjenda e Manchester United.
“Për mua, ai është njeriu i duhur për të marrë rolin (e Kane) për shkak të motivimit dhe personalitetit të tij. Të gjithë ata që e njohin dhe janë afër tij duket se e duan. Ai është i domosdoshëm për Anglinë”, shtoi Rooney./Periskopi/
