Dikur pjesë e Superligës, mbrëmë luajti kundër Karim Benzemas

Dikur pjesë e Superligës, mbrëmë luajti kundër Karim Benzemas

Adenis Shala mundet 1:0 nga Karim Benzema dhe pas ndeshjes bëjnë një fotografi për kujtim.

Një gol i Karim Benzemas në minutën 57-të i dha fitoren 1:0 Al Ittihad të Arabisë Saudite përballë Nasaf-it të Uzbekistanit në xhiron e 6-të të Ligës së Kampionëve të Azisë, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.

Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës ishte titullar dhe luajti 78 minuta në duelin në Jedah përballë yjeve si Benzema, Kante, Fabinjo, Danilo, e tjerë, si dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Mario Mitaj.

Kujtojmë që Shala kishte luajtur edhe në Superligën e Kosovës, me skuadrat si: Ferizaj, Vëllaznimi, Trepça ’89, Gjilani dhe Feronikeli ’74./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti