73 vjeçari në Llapushnik arrestohet për dëmtim të orendive – policia i sekuestron tri armë

73 vjeçari në Llapushnik arrestohet për dëmtim të orendive – policia i sekuestron tri armë

Në fshatin Llapushnik të Drenasit,  mëngjesin e sotëm është arrestuar një një 73-vjeçar nën dyshimet për asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.

Policia njofton se pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar,  ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.

Personi i arresuar Z.Th (mashkull)  73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri  shtëpi, është duke u intervistuar , ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedural./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti