Lulzim Aliu: Nuk mund të funksionalizohet asnjë çerdhe sepse qeveria nuk lejon shtimin e edukatoreve dhe të punëtorëve arsimorë

Lulzim Aliu i cili me numrin 45 kandidon për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka hedhur poshtë premtimet e kryetarit të VV-së, Albin Kurti për funksionalizim të çerdheve.
Sipas Aliut, qeveria nuk lejon shtimin e edukatoreve dhe të punëtorëve arsimorë
Postimi:
Albin Kurti e ka gjetur çelësin për t’i mashtruar qytetarët. E vërteta është se nuk mund të funksionalizohet asnjë çerdhe e re, sepse qeveria nuk lejon shtimin e edukatoreve dhe të punëtorëve arsimorë.
