27-vjeçari bie aksidentalisht nga ndërtesa në Tiranë

Një i ri në Tiranë është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte.
Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rastit, shkruan TCh.
“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia.
