Spalletti publikon listën e Juventusit për ndeshjen ndaj Pisës, ky është vendimi për Zhegrovën

Spalletti publikon listën e Juventusit për ndeshjen ndaj Pisës, ky është vendimi për Zhegrovën

Pas fitoreve të rëndësishme kundër Bolognas dhe Romës, Juventusi po përgatitet të përballet me Pisën në ndeshjen e mbrëmjes në Toskani.

Trajneri Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë ndeshje që mbyll sezonin 2025 të ekipit të tij.

Për ndeshjen e sontme, Spalletti ka ftuar edhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

Zhegrova u rikthye gjatë dy ditëve të fundit në stërvitje, pasi disa ditë më herët mungoi shkaku i gripit.

Lojtarët e disponueshëm janë: Perin, Bremer, Locatelli, Kelly, Koopmeiners, Yildiz, Zhegrova, Milik, Kalulu, Di Gregorio, Adzic, Kostic, Thuram, Openda, Miretti, McKennie, Joao Mario, Cambiaso, David, Rouhi, Scaglia, Felipe.

Cabal dhe Conceicao janë jashtë për këtë ndeshje.

Ndeshja Pisa – Juventus luhet sonte (e shtunë), me fillim nga ora 20:45.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti