E rrahën një person dhe ia vodhën afër 4 mijë franga e 800 euro, policia arreston dy persona në Ferizaj
Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje në Ferizaj.
Në komunikatën e PK’së thuhet se, me datën 23.12.2025, rreth orës 15:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht brenda veturës së tij dhe nën kërcënim i janë grabitur 3800 franga zvicerane dhe 800 euro para të gatshme.
‘’ Pas një pune intensive hetimore, janë identifikuar të dyshuarit M. Q., (21 vjeç) dhe A. R., ( 24 vjeç). Më datën 26.12.2025 është arrestuar i dyshuari M.Q., i cili ka pranuar veprën penale në prezencë të avokatit, ndërsa më 27.12.2025, rreth orës 17:00, është arrestuar edhe i dyshuari i dytë A. R, ku nga ai janë sekuestruar një shumë e parave të dyshuara si para nga grabitja dhe dy telefona mobil’’, thuhet nga Policia.
Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje në Ferizaj
Komunikata e plotë:
Më datën 23.12.2025, rreth orës 15:10, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik, një person ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht brenda veturës së tij dhe nën kërcënim i janë grabitur 3800 franga zvicerane dhe 800 euro para të gatshme.
Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe rasti është hetuar nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale.
Pas një pune intensive hetimore, janë identifikuar të dyshuarit M. Q., (21 vjeç) dhe A. R., ( 24 vjeç).
Më datën 26.12.2025 është arrestuar i dyshuari M.Q., i cili ka pranuar veprën penale në prezencë të avokatit, ndërsa më 27.12.2025, rreth orës 17:00, është arrestuar edhe i dyshuari i dytë A. R, ku nga ai janë sekuestruar një shumë e parave të dyshuara si para nga grabitja dhe dy telefona mobil.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe ndaj tyre është iniciuar kallëzimi penal për veprën “Grabitja”.
